Tjetër, E Re, Ndryshe!

Mblidhmë…
siç di ti,
qetë, pëkujdesur;
me gjuhën e gjatë bërë si lugë
kapi një nga një, të dyzetë copëzat e mia
tek thërrmohen si fjolla të hutuara të borës së parë;
kapi dhe priti para se të treten
mbi dheun e vakët, të etur për mbarime,
a të humbin përgjithmonë
qiellit të çarë prej dyzetë diejsh të uritur.

Pastaj, ngjitmë…
siç do ti,
dhe syri yt prej fotografi shpirt’rash;
bëmë të tërë sërish,
veç ndryshe, a di? –
pjesë ç’renditur,
me një fillim të ri për një tjetër fund për t’u pritur.

Pastaj provomë…
siç shijon ti,
dhëmbësh ndukmi ijet
dhe thonjsh gdhendma emrin tënd lëkurës.
Një tjetër do jem, pa dyshim,
jo më ajo e para, që dikur për ty
një grua e bukur paskësh stisur.

Nga duart e tua, kështu të re –
vepër arti post-modern,
a thua do të më duash më shumë,
më mirë,
apo krejt ndryshe?

©Kozi Nasi