Alternativë e lëngësht.

Caji s’më ngjiti e ves s’m’u bë dot kurrë!
Ndaj me zemër të mbledhur grusht
e hodha më në fund çajnikun e kuq;
fërshëllima e tij më tepër se ujin e vluar
më kujtonte trishtueshëm harenë e dikujt
kaher’ avulluar.

Hoqa dorë nga çaji.
Ai lëng i hidhur, kok’fortë , toksik,
pas çdo përpjekjeje për gëlltitje
më mbetej në fyt si një mendim i ndyrë
para tabelës absurde “mbyllur” në një park publik
të mbuluar prej akullit në dimër.

Kthyer jam sërish tek kafja
adrenalina ime likide, e ngrohtë, besnike!
Rrufitjesh të ngadalta diell-lindjesh të buta
shpesh sjell ndërmend një histori komike
të një vajze që dikur paskësh aplikuar për çaj-pirëse
por nuk e pranuan me pretekstin
“më tepër se ç’duhej britanike”.

©Kozi Nasi