Ikim.

Ikim më mirë,
fluturojmë dikah’
me krahë pendësh prej letrës së parë
ngjitur me lëngun e orgazmës së fundit.

Ikim më mirë,
nën një qiell pa yje e pa thonj –
dikush duhet ta mbjellë atje ëndrrën
dhe çarçafët dikush duhet t’i lajë më vonë.

Ikim më mirë,
asaj udhës pa fund e pa kthim,
me një korsi ethesh me një kalim;
ku e panjohura pa droje shtrydh frikën
frika turpshëm ysht adrenalinën
dhe thithjesh mbarohemi të dy.

Ikim më mirë,
pluhur i artë
kësaj bote të hirtë…

©Kozi Nasi