Lastarët

Dy lastarë atje tej
unë pemë nuk jam por ata më ngjajnë
njëri nga degët e përdredhura
tjetri nga sythët e zjarrtë.

Dy lastarë prej atje tej
m’aviten e më shtrëngojnë si t’isha e tyre mëmë
e unë harrohem përqafimit
krejt e bindur se jam dhe pemë.

©Kozi Nasi