Jo kjo.

Kjo s’ësht’ natë,
kjo ësht’ shall,
i butë, i kashmirtë,
i ngrohtë si përqafim;
kjo s’ësht’ natë,
kjo ësht’ pulovër, e boll’shme,
e madhe, në masën gabim,
thurur nga duar të urta regjur në durim,
punuar me shtizë të trashë, me vija të gjera
që përshkojnë shpinën si gërsheta,
nga zverku në ulluk,
e nga ija në ije me rrip të ngushtë;
kjo ësht’ shtrojë e mbulojë,
kjo s’ësht’ natë…

©Kozi Nasi