Nata është gjuetare

Nata ësht’ gjuetare,
e pa epur, këmb’ngulëse, e vet’dijshme.
Në fillim përgjon duke u sjellë rrotull
pastaj afrohet kur drita e largët ësht’ lodhur.
Pastaj zvarritet me hije të ngadalta muzgore
pothuaj të zeza, blu pothuajse.
Pastaj lëshohet dhe mbulon,
e shthurur, por e ndrojtur
e prerë që nuk gabon.
Pastaj përthyhet dhe përhumbet
përdridhet
zgjatohet
tërhiqet
shpërthen në miljona gaca perëndimi
ku unë e lumtur vdes nën
e ti rilindesh përmbi.
Pastaj nxiton të fshihet
e zënë ngushtë, nevrike.
Pastaj përthyhet sërish
ndërron pozicion,
rënkon,
ulëret,
vjen,
vjen,
gjithmonë vjen!

Nata është gjuetare e madhërishme, pozesive.
Por k’të nuk ta mësojnë
në libra astronomie
as fizike
as muzike.
Mund ta gjesh vetëm faqeve të trasha, të errëta
të librave për gatim magjie!

©Kozi Nasi