Të përpiktë

Cdo fund dimri, në kundërshtim me urtësinë popullore,
këshillën e preferuar nga të gjithë,
dhe raportet ditore të motit nga gra me buzëqeshje fallco në fytyrë,
unë mbjell lule në dëborë, pa bujë, nga një në ditë.

Nga tërë premtimet që ke dhënë dhe ke shkelur,
ti përherë vjen në muajin kur pranvera lind
të më çvirgjërosh për t’i dhënë natyrës sinjalin
që lulëzimit t’ia nisë.

©Kozi Nasi