Prill me vonesë

Me dimrin ngecur në fyt, dikur Prilli ia mb’rrin,
mashtrues dhe shpresëdhënës si një dëshirë ëndrre,
për ngut,
si faza e fundit e hënës më të plotë se kurrë,
i pa vënë re,
si gëzim jetë-shkurtër, pa dashje.

Psherëtimën e vetmuar të një të çmenduri fsheh
si një skret pandehur të varrosur
brenda një shpirti të trazuar, të moçëm.

Me duart ngjeshur në krahërorin e tij
i rëndoj fort mbi zemrën e ndyrë,
gati fikur mbi qepallat e Prillit, mezi arrij t’i pëshpëris,
“Hapi sytë, hapi sytë, dhe më fol;
ta di psherëtimën që mbron.”

©Kozi Nasi