Të të kuptoj ty

Nga dëshira ime e deri tek dëshpërimi shtrihet arrogant
talenti yt preçiz dhe i rrallë për të mbjellë ndjesinë
se kam bërë gabim,
farën e fajit të parehattë,
në çdonjërën nga poret e lëkurës sime që përherë të fal.

Fermere që nuk jam,
ia çova këpucët e tua një këpucari
dhe iu luta t’i ri-bënte për masën time.
Zanatçi shpirti që ai është,
u hodhi një sy historive ndër gishtat e këmbëve të mija
dhe më siguroi që kurrë nuk do më nxinin
këpucët e një ‘thuaj- filozofi të pashpresë.

©Kozi Nasi