Përmbledhje

Aq keq e shkela çdo premtim që bëra
sa m’u desh ta braktis edhe fjalën.
Modelet frymëzyes m’u sëmurën për vdekje;
heroit m’i humbi pusulla,
më dolën nga qejfi koleksionet me dinosaurë,
e m’u desh të shihja një terapist tetë herë në javë
për të zbutur varësinë nga jeta.

Për fat, këtë vit asgjë s’u thye,
kuptohet, as ne të dy.

©Kozi Nasi