Ritual

Të martat ishin gjithmonë për t’ua pasur frikën:
hapat e zhurmshëm tek afroheshin shpejt
prej qindra miljesh të lodhura tej;
kolla e fortë, mbytëse e duhanxhiut;
kambalet me baltë nga rruga e keqe grisur;
lëkura e sakatuar kthyer së prapthi, për çorape veshur;
këmbët e lodhura që qanin për t’u larë
me lotë të ftohtë, të pa kripë
në vend të ujit dhe sapunit;
era, era e keqe e gojës;
gishtat që dridheshin në këmbëz;
dora e rëndë
që shqiste mishin e gjakosur;
klithmat e heshtura për ndihmë,
Zoti i pazot që kurrë nuk erdhi!

Të mërkurat ishin për të marrë veten, për t’u shëruar.
Të enjtet për të reflektuar,
për të falur e për ca studim bible me orar të zgjatur.
Të premtet ishin për t’u harruar.
Të shtunat e lodhëshme me të diela mizerje
duheshin për të kërkuar guximin
që të hënave të qeta në dukje
do t’u duhej për lutjet e të martave
që do të klitheshin përsëri në heshjte
pa bereqet, pa bereqet, pa bereqet…

Ti, Zot i pa At’,
kthemi të martat!
Ti, baba i dashur,
kthemi lutjet e shterpëta
të mbuloj telat me gjemba
zënë ndryshk kaherë!
Pamja duhet e pastër krejt që ullinjtë
sado pak të zbukurojnë qiellin tim heretik.

©Kozi Nasi