Letra e Fatit të Zi

Esht’ tmerr, tmerr keq
që nuk më do ti
Cigania ma tregoi
letrën e fatit tim të zi

S’ka mbetur më e mirë
në k’të botë për mua
cigania më tha: –
fatzi sa më s’ka.

Nuk di ç’mund të bëj
i varf’ri, ‘ngrati unë.
Cigania tha: veten do mbysja
ti po të isha.

©Kozi Nasi

English original version:

Bad Luck Card

Cause you don’t love me
Is awful, awful hard.
Gypsy done showed me
Mah bad luck card.

There ain’t no good left
In this world for me.
Gypsy done tole me –
Unlucky as can be.

I don’t know what
Po’ weary me can do.
Gypsy says I’d kill ma self
If I was you.

©Langston Hughes