Palloi

Muzikë për kur muzika ka mbaruar
ësht’ poezia. S’ka muzikë
në një poezi, veç kompozitori imagjinar
tek frymon nën katraurën e thellë,
format e atij alfabeti të lavdishëm
elastik si bioluminishenca
ngecur fund-detit. Diç ka aty,
kur poezitë pretendojnë të këndojnë.
Si palloi që pretendon se
në gjerësinë e hapjes së pendëve të veta
fund s’ka:
yjet e largët të galaksive
me syçkat e tyre shohin e shihen si një,
ndarjet e para më në fund tek dëgjuesi mbërrijnë,
që herët a vonë
i kupton.

©Kozi Nasi

English original version:

The Peacock

Music for when the music is over
Is what a poem is. There’s no music
In a poem, just the imaginary
Composer breathing beneath the deep wreck,
The curves of that glorious alphabet
Resilient as bioluminescence
Stuck in the seafloor. There’s something in it,
How poems pretend to sing. Like a peacock
Pretends in the wide span of its plumage
That there is no end to it: the far stars
Of galaxies and its ocelli gaze,
Gazed and gazing as one, the first fissions
Finally arriving to the listener,
Who makes sense of it sooner or later.

© Rowan Ricardo Phillips