Një Rrugëtim

Esht’ një rrugëtim … që propozoj … unë nuk jam guida … as asistentia teknike … do të jem pasagjeria jote shoqëruese … Edhe pse rrethina është shtruar … retë e dimrit mbulojnë … jorganin e bollshëm vjeshtak … ne duhet të vemë tabelat tona rrugore … Kam dëgjuar … prej vizitorësh të mëparshëm … që rruga ndonjëherë përmbytet … e … pasagjerët janë të detyruar … të vazhdojnë kuturu … o të kthehen … Unë nuk trembem … Nuk u trembem … pjesëve të vështira … a kohëve të vetmuara … nuk ia kam frikën … suksesit të kësaj përpjekieje … Unë jam Ra … në një vend … jo për t’u zbuluar … por për t’u krijuar … Nuk të premtoj gjë … pranoj premtimin tënd … për të njejtën  që...

Udhëzime për të Ndalur

Thuaj Ndal. Mbaji buzët ngjitur me njëra tjetrën pasi ta nxjerrësh l-në: (fill të të shkulin frymën do tentojnë –) – Pëshpërite tri herë rresht: Ndal Ndal Ndal Në një shtrat spitali dikush, si peshk i përdredhur ajër gëlltit – E si duhet ta ushtrosh frymën ti ? – Bëj një listë me të gjithë njerëzit që do të doje të ndalonin. Kush ofron dashuri, kush ofron terror – Shkruaj Ndal. Vër pikë në fund. Cakto nëse është puthje a plumb.   ©Kozi Nasi   English original version: Instructions for Stopping   Say Stop. Keep your lips pressed together after you say the p: (soon they’ll try and pry your breath out—) ― Whisper it three times in a row: Stop Stop Stop In a hospital bed like a curled up fish,...

Jam!

Unë jam – e çfarë jam askush s’do t’ia dijë; Miqtë më braktisin si një kujtim i humbur: Jam vetë-konsumuesi i halleve të mija – Më vijnë e ikin në mori të pavetëdijshme, Si hije në agonitë e tërbuara pa frymë të dashurisë Por unë jam, e jetoj – si avuj të hedhur   Në asgjënë e neverisë dhe zhurmës, Në detin e gjallë të ëndrrave në zgjim, Ku as jeta, as gëzimet s’kanë kuptim, Veç shkatërrimit total të vlerave të mija; Edhe të dashurit më të shtrenjtë Janë bërë të huaj – korrigjim, më të huaj se të tjerët.   Kam mall për vende ku burri kurrë shkelur s’ka Diku, ku gruaja kurrë s’ka qeshur, a qarë, atje ku banoj me Krijuesin tim, Zotin dhe fle ëmbël,...

Kush bën dashuri me ne pasi vdesim

Ndez radion dhe dëgjoj kuaj, vajza tek bëhen gra pas tragjedie. Hajde ëndrra, hajde! Zemr’ e tij mbuluar ish’ me një guackë të hollë ngjyrë hëne, dhe ta prekje, plakesha unë. Filmat më të mirë e kanë një filozofi, Dorothia, pasi iu nënshtrua dhunës shtrigë-vajzë, u shpëtua. Dikush vari veten n’at’ skenë, një burrë, që dashurontë, por s’mund ta kishte një filan grua. Përgjegjësit thanë ish’ zog. Filmat më të mirë nisin me një takim dhe mbarojnë me dikë që çliron dikë tjetër. Në versionin nga Kopola të Drakulës, skena ime e preferuar është ajo ku kamera gjurmon dy gra në një kopësht dhe i sheh tek puthen. Bëra dashuri me një burrë i cili, shumë vite më pas, më kërkoi ta mbysja, e më vonë, tek...

Prejardhje

E shkuara e vdekur ndjehet e gjallë tashmë, e në k’të moment brilant, në peisazhin e viteve të shlyer, mund të ravijëzoj, formën tënde prej drenushe, fytyrën tënde të dashur që zhduket. Dhe papritmas kur sekreti pranveror lëshohet e një gjë-e-gjëzë e pavetëdijshme zbulohet, arrij të lexoj si me gërma të mëdha, të zeza, atë ç’ka të vulosur përgjithmonë pandehja. E di që fjala magjike, mendim’ i bukur, kënga që orëve të kthjellëta më mbush, vera e shpirtit që trupin ma ngazëllen dhe muzike më deh, janë të tuat, të tuat krejt. Nuk mund të lutem, se ti nga lutja ke dalë nuk kam bojëra mendimesh me vërtetësi të të pikturoj por unë di të ndjej dhe të shkruaj fjalë; Më e shumta ime s’është veçse jotja më...