E famshme

Lumi ësht’ i famshëm për peshqit.   Zër’ i lartë ësht’ i famshëm për heshtjen, që e dinte se do t’trashëgonte tokën para se dikush ta pohonte.   Macja që dremit gardhit ësht’ e famshme për zogjtë që e kundrojnë prej kafazit.   Loti, për pak, ësht’ i famshëm për faqen.   Idea që ti shtrëngon në gjoks ësht’ e famshme për gjoksin.   Çizmja ësht’ e famshme për dheun, më e famshme se këpuca e ngrehur, që ësht’ veç për dyshemenë e famshme.   Fotoja e zhubravitur është e famshme për atë që e mbart dhe aspak për atë që në të ka dalë.   Dua të jem e famshme për burrat që këmbët zvarrë tërheqin e kur kalojnë rrugën qeshin, për fëmijë të llangosur në rradhë...

Kur kërcen flutura

Rrinte shtrembër në tavolinë atë të parën ditë. “Më quajnë Jasmine.” (E sigurt’ Kate ose Jane do t’i shkonte më mirë) Dyzetë – e pak dhe e shëndoshë, me një trup që rrallë lëvizur kish, e me një bishtalec të trishtë që si bisht gomari i varej në shpinë. Mendova si do t’shkonte – nëse do të vinte sërish javën në vijim. Dhe befas u gëzova kur erdhi. E akoma më tepër teksa javët u shndërruan në muaj – dhe flutura që kaq kohë ish’ shtrënguar në krisalisin e deformuar të zbulohej filloi. Më duket se bën diçka tjetër të martave në darkë tashmë. Sa keq. ©Kozi Nasi   English original version: Butterfly Dancing She stood crookedly at the desk on that first day. ‘I’m Jasmine.’ (Surely Kate or Jane...

Kushtore

Thuaj e nesërmja nuk vjen. Thuaj hëna shndërrohet në gropë akulli. Thuaj pema e përtypshme e ëmbël nguroset. Thuaj dielli ësht’ një zjarr i qelbur gome të zezë. Thuaj sytë e bufit janë shpime gjilpëre. Thuaj rakuni ësht’ një njollë zifti e nxehtë. Thuaj bluza ësht’ gjësend plastik për t’u hedhur. Thuaj kuzhina ësht’ kufomë lope. Thuaj s’kemi për ta parë: të ardhmen e ndritur ngecur si yll endacak, pa u afruar kurrë, pa rrezëllitur. Thuaj s’e takojmë kurrë atë njërën. As atë tjetrin. Thuaj momentet e fundit i kalojmë symbërthyer tek njëri-tjetri, bashkë duar-lidhur duke shtrënguar qenin, duke parë si digjet qielli. Thuaj, S’ka rëndësi. Thuaj, Kaq do të mjaftonte. Thuaj po këtë do të doje: ne...

Preokupimet e gushtit

Një listë bëra k’të mëngjes të fiksimeve të mija e aty ishe dhe ti. Dhe pritja, dhe falja, dhe kartmonedhat pesë-dollarëshe, dhe despotët, teleskopët, fshehtësia, bukuria, komedia e heshtur, dhe pritja. Mund të heq dorë nga të gjitha k’to veç të futem n’at’ shtrat un’e ti fjetëm një herë bashkë. Çfarë do të ndodhte at’herë? Shikoje ç’do film së prapthi dhe ësht’ elegji. Kaloje shpejt dhe ësht’ gallatë. Përpiqem të mos lidhem. Ama Linkolni! Xixa shoh kur i hedh sytë.   ©Kozi Nasi   English original version:   The August Preoccupations So this morning I made a list of obsessions and you were on it. And waiting, and forgiveness, and five-dollar bills, and despots, telescopes, anonymity, beauty, silent...

Kisha e detit

Jepmë një kishë bërë e gjitha me kripë. Le të tymojnë e t’fërshëllejnë muret kur unë të kthehem në breg.   Falmë hirësinë e një quke të re në faqe, ngritjen e kaltër dhe lëkurën a sapuntë të mëmës të më  përshëndesë.   Fshihmë në  një dhomë pa dritare. Mos më lër të shoh delfinët tek kërcejnë si presje   për k’të lutje ujore që vjen si bujtëse llampash qiellore në mbrëmjen prej boje. Qiellit le të varen   deri sa të zhduken konstelacioneve përfund – heronjtë dhe kafshët tejet të zënë e të shndritshëm për t’i parë. ©Kozi Nasi     English original version:   Sea Church   Give me a church made entirely of salt. Let the walls hiss and smoke when I return to...