Je tamam për mua

sepse ti je fallxhor askush tjetër nuk mund të më kuptojë ashtu siç më kupton ti ndaj të them më Pi! ta them në heshtje por me zë të lartë më del uji për ty uji që ma kërkove ©Kozi Nasi   English original version:   You are perfect for me   because you’re psychic no one else could understand me the way you do and I say Drink Me I say it to you silently but it calls forth in me the water for you the water you asked for ©Rebecca Wolff    

Letra e Fatit të Zi

Esht’ tmerr, tmerr keq që nuk më do ti Cigania ma tregoi letrën e fatit tim të zi S’ka mbetur më e mirë në k’të botë për mua cigania më tha: – fatzi sa më s’ka. Nuk di ç’mund të bëj i varf’ri, ‘ngrati unë. Cigania tha: veten do mbysja ti po të isha. ©Kozi Nasi English original version: Bad Luck Card Cause you don’t love me Is awful, awful hard. Gypsy done showed me Mah bad luck card. There ain’t no good left In this world for me. Gypsy done tole me – Unlucky as can be. I don’t know what Po’ weary me can do. Gypsy says I’d kill ma self If I was you. ©Langston Hughes

Sekreti

Dy vajza zbulojnë sekretin e jetës një vargu të beftë poezie. Unë, që sekretin nuk e di e kam shkruar vargun. Më thanë (nëpërmjet një personi të tretë) që e kishin gjetur por jo se ç’ish’ madje as se cili varg ish’. Tanimë, pa dyshim, një javë e ca më pas, ato e kanë harruar sekretin, vargun, titullin e poezisë. I dua që gjetën ç’ka unë nuk gjej dot, Dhe që më deshën mua për vargun që paskam shkruar. Dhe që pastaj  e harruan, kështu që edhe një mijë herë, deri sa vdekja t’u vijë, ato ta gjejnë sërish vargjesh të tjera, ndodhish të reja. Dhe që deshën ta dijnë, që supozuan se ekziston një sekret i tillë Po, për këtë në veçanti.   ©Kozi Nasi   English original...

Të dëgjoj tek thërret, moj Pishë

Të dëgjoj tek thërret, Pishë, të dëgjoj kodrës përpjetë, ndanë liqenit të heshtur, ku zambakët harlisen, të dëgjoj tek thërret, moj Pishë. Çfarë thërret, Pishë, kur bie shi, kur era fryn, e yjet dalin, çfarë thërret, moj Pishë? Të dëgjoj tek thërret, Pishë, por jam e verbër, e të të gjej, nuk di. Kush vallë do të më sjellë tek ty, moj Pishë?   ©Kozi Nasi     English original version:   I hear you call, Pine Tree   I hear you call, pine tree, I hear you upon the hill, by the silent pond where the lotus flowers bloom, I hear you call, pine tree. What is it you call, pine tree, when the rain falls, when the winds blow, and when the stars appear, what is it you call, pine tree? I hear you call, pine tree,...

Mëma

Abortet s’të lenë të harrosh. Ti mban mend fëmijët që pate por që s’arrite t’i kesh, mishtë e vegjël të njomë me pak o aspak flokë, këngëtarët a punëtorët  që s’frymuan dot. Nuk do t’i lesh pas dore apo qëllosh, t’i pushosh, a me një karamele t’i gënjesh dot. Nuk do t’ua heqësh gishtin që fusin në gojë a t’ua përzesh fantazmat që mund t’i vizitojnë. Nuk ke për të dalë, e të kthehesh frymën e orekstë duke mbajtur, e me sy gëlltitës mëme t’i hash.   Në zërat e erës dëgjuar kam zërat e fikur të fëmijëve të mi të vrarë. I kam mbledhur. I kam qetësuar të dashurit e mi të fikur në gjinjtë që kurrë s’kanë për t’i thithur. Kam thënë, Të ëmblit e mi, në kam mëkatuar, nëse...

Marrí

Shushatur, lulet e jargavanit, Shashtisur grimcat e vjollcës. Gjelbër kredhur gjethet, Më e errët lëvorja, Më të gjata hijet.   Të plotë rreshtat e plepit vezullojnë dozash argjendi Tej një kopshti plakur vitesh e muresh rrëzuar rrënimi e rrëfimi, tëndafila shi-kujtimtë të kuq ngrihen. Maj! Në botën e çelur dielli fytyrën vjen e ta gjen, gjithçka duke mbajtur mend.   ©Kozi Nasi   English original version: Follies   Shaken, The blossoms of lilac, And shattered, The atoms of purple. Green dip the leaves, Darker the bark, Longer the shadows.   Sheer lines of poplar Shimmer with masses of silver And down in a garden old with years And broken walls of ruin and story, Roses rise with red rain-memories. May! In the open...

Emrat

Po përpiqem të flas për ty pa të ta përmendur emrin, dhe them: shkuam të shihnim një film mbrëmë, duke nënkuptuar ty dhe mua, ose: ajo më trajton shumë mirë, duke dashur të them që ti më do, ose, po darkoj në ushqim Indian sonte, duke lënë idenë e një darke për dy, nën dritën e qirinjve. S’është bash e lehtë ta fsheh emrin tënd  nga veshët e sime mëje, por përpiqem e përpiqem sepse, më pengon t’ia dëgjoj at’ përdredhje dhe lëshim goje – siç edhe përpiqem të mos e imagjinoj në këmbë tek lavamani i kuzhinës në mesnatë – e uritur pë ushqim a dashuri, edhe pse e di që do të pelegrinojë përsëri e përsëri tek ajo pika e shenjtë, sikur bufi, që s’harron kurrë që prenë e vet e dallon më mirë në...

Njëzetë e një poezi dashurie [Poezia II]

Zgjohem në shtratin tënd. Di që kam parë ëndrra. Herët fort, alarmi na shqiti nga njëri-tjetri, e ti prej orësh je tek tavolina jote. E di ç’ëndërrova: mikesha jonë, ajo poetja hyn në dhomën time ku kam ditë që shkruaj, versione, kopje, poezi shpërhapur gjithandej, dhe bëj t’i tregoj asaj një poezi që ësht’ poezia e jetës sime. Por hezitoj, dhe më del gjumi. Ti më puthje flokët të më zgjoje. “Të pashë në ëndërr si poezi”, të them, “si një poezi që desha t’ia tregoja dikujt”… e qesh, dhe bie prap ëndrash dëshire për të të treguar ty tek gjithkush që dua, e të lëvizim haptazi të dy rrjedhës së gravitetit, që s’është e thjeshtë, që barin puplor teposhtë tërheq frymës që nxjerr. ©Kozi...

Festë kontrolli

Ose ke vdekur, ose mbërrin skaj meje në një funeral dhe me copa përpiqesh nga karrigia jote e papeshë ta kapësh atë pothuaj arritje të stomakut tim. Nuk ka jetë të bukur brenda meje por kam ngrënë një ushqim kaq të mirë vetëm e me sukses, më të mirë se ç’kam mundur të mos vjell më parë plot me hekur e krem të mpiksur. Nuk ndjej dot më çdo gjë tënden siç e ndieja më parë – somaku tejmbushet kaq shpejt ha urinë me gjithë gojë ti më tërheq si një vezë që e tund në drejtimin tim dhe të dua të gjithin, pa kurrfarë besimi. ©Kozi Nasi   English original version: Control Feast Either you’ve died, or you arrive beside me at a funeral patchily reaching out from your zero gravity chair to grab the relative achievement of...

Dashuri do të thotë

Ca njerëz harrojnë që dashuri do të thotë të të terezis në shtrat e të të puth “natën e mirë” paçka sa i ri a i moshuar je ti Ca njerëz s’e majnë mend që dashuri do të thotë të dëgjosh, të qeshësh, e të bësh pyetje paçka sa vjeç je Ca më pak e kuptojnë që dashuri do të thotë zotim, përgjegjësi kurrëfarë qejfi veç rastit kur Dashuria është Unë dhe Ti ©Kozi Nasi     English original version: Love Is Some people forget that love is tucking you in and kissing you ‘Good night’ no matter how young or old you are Some people don’t remember that love is listening and laughing and asking questions no matter what your age Few recognize that love is commitment, responsibility no fun at all unless Love...