Poezi Për Llampën

në orën 4 jam te dera me dorën cullake me borë duke qeshur pa turp këmishën zbërthej vazhdojmë te kapitulli tjetër i dashur janë fjalët e endacakut në mos ato që thelbi që bora zhgarraviti para meje të ngrohtë në prekje edhe pse ndarë mbetemi një karrigë largësi e unë e pangeshme për lexim ©Kozi Nasi   English original version: Light Bulb Poem at 4 o’clock I am at the door with a bare hand of snow laughing shamelessly I undo my shirt we’ll pick up at the next chapter my beloved are the words of the rambler if not the words the substance the snow smeared across my front warm to the touch though we remain separated as if by a chair and I unwilling to read ahead ©C.D.Wright  

Granadija*

Pritem nga mendimi për ty ama i rikthehem prap dhe prap, Një lloj inati më shtyn të të çvizatoj nga zbehtësia e së tashmes e të të vendos në një rrotullamë trëndafilash fiks mbi mua. Doemos atyre u thith aromën, pastaj tehun tënd prek e aty kapem, dhe vetëm kur gjaku më rrjedh ndër gishta arrij sado pak të kënaqem.   *Granadija – orig. granadilla / [granadi’ja] = frut ekzotik që rritet në Kolumbi. Paçka formës ovalo-rrumbullake që është mëse normale, shquhet për të brendshmen xhelatinoze me konsistencë farash që shpërthen sapo ta presësh, dhe për shijen unike të mrekullueshme, që e veçon nga frutat e tjerë.   ©Kozi Nasi English original version:   Granadilla I cut myself upon the thought of you And yet I...

Herët në mëngjes

Më dhemb kur shoh një plakë që shqetësohet për të shkoqura jashtë ushqimores – E sa shpejt e harroj kur dhembja ime sërish më kaplon – një mik tek pragu i vdekjes dhe kujtimi i natës që kaluam bashkë. Pata aq dashuri në shpirt pasandaj, sa lakuriq në rrugë mund të vrapoja, i bindur se gjithkush që do takoja do t’ma kuptonte marrinë dhe nevojën t’i tregoja se jeta ish njëherësh e bukur dhe mizore, Por s’e bëra – paçka evidencës dërrmuese: një korb përkulur mbi një ketër të ngordhur në rrugë, jargavanët çelur një oborri, dhe pamja e një qeni liruar prej zinxhirit duke rrëmuar në koshin e plehrave të fqinjit. ©Kozi Nasi English original version: So Early in the Morning It pains me to see an old woman fret over A...

Sheherazade

Tregomë për ëndrrën në të cilën i nxjerrin trupat nga liqeni e me rroba të ngrohta prap i veshim. Si vonë ish, e askush gjumë s’kish, kuajt që vraponin aq sa që kuaj ishin harronin. Nuk është si pemë rrënjët e së cilës diku mbarojnë, është si këngë në radion e një polici më fort, Si mblodhëm tapetin që të kërcenim, dhe ditët, e kuqe e ndezur ishin, dhe kur putheshim, çdo herë një mollë tjetër gjindej për t’u prerë. Shihe dritën nga dritarja. Do të thotë është mesi i ditës, do të thotë jemi të pangushëllueshëm. Tregomë se si e gjithë kjo, përfshirë dashurinë, ka për të na shkatërruar. Këta, trupat tanë, nga drita pushtuar. Tregomë që s’do mësohemi dot kurrë. ©Kozi Nasi   English original...

Kosa

Kosa motorrike ngeci, dy herë; rënë në gjunjë pashë një urith kapur tek thikat, të vrarë. Kish qenë në barin e gjatë.   E kisha parë më parë, ushqyer madje, një herë. Ia kisha sakatuar botën modeste tani pa shans riparimi. Varrimi nuk ndihmoi:   Mëngjesin tjetër unë u zgjova, ai jo. Të nesërmen e një vdekjeje, mungesa e re është gjithmonë njësoj; duhet të bëjmë kujdes   me njëri-tjetrin, të mirë duhet të jemi për aq kohë sa të kemi. ©Kozi Nasi   English original version: The Mower   The mower stalled, twice; kneeling, I found A hedgehog jammed up against the blades, Killed. It had been in the long grass.   I had seen it before, and even fed it, once. Now I had mauled its unobtrusive...

Pikëllim i gjallë

Mëmë e flakëve, Burrat që dolën për gjah Fjetur janë pirgjeve të borës. Ti mban zjarrin gjallë! Gishtërinjtë e shtrembër ushqim thithin Prej gjetheve të njoma, Mëmë e flakëve Ti mban zjarrin gjallë! Bashkëshortet e reja fjetur kanë Flokë-lagur, nga të qarët, Mëmë e flakëve! Burrat e rinj ngritën të rëndat shtiza Dhe shkuan të kërkojnë errësirës. O, mëmë e flakëve, Ti, që ke mbajtur zjarrin gjallë Lo, jam i mbaruar! Sikur Zot’ i tyre të më kish marrë edhe mua!   ©Kozi Nasi English original version: Crude Lament Mother of flames, The men that went ahunting Are asleep in the snow drifts. You have kept the fire burning! Crooked fingers that pull Fuel from among the wet leaves, Mother of flames You have kept the fire...

Festat e Vjeshtës

Mezi i pres festat e vjeshtës. Ftesat kanë filluar të vijnë.   Kisha idenë që pëlqeja festat e verës deri sa k’të vit ato u kthyen në djersë dhe trishtim,   Tërë bota në plazh ikur, zhytur në ëmbëlsirë dhe kripë.   Lamtumirë, verë: Ti sikur do të na shpëtoje nga pranvera,   por në ty u rrëzuam të gjithë si thasë të trishtë   duke tërhequr me vete grilat si një pasditeje me shumë gota rrëkëllyer.   E pra, s’do të kem tjetër. Do kem vjeshtën.   Vjeshtën e festave pa sebep, me dridhje tarrace, me çizme të rrjepura, shalle me vrima cigareje.   Do të ta ngroh shtëpinë. Erëzave që përsiaten do t’u marr erë.   Deri vonë do të rri, do të dal të blej birra, do të bëj...

Graviteti dhe Qendra

Më ndje pse s’të them dot të dua kur ti më thua që më do. Fjalët, si gishtërinj të lagur, më dalin përpara premtim-plota, e pastaj ikin turravrap në një dhomë të zezë të ngushtë, gjithnjë n’errësirë, e aty rrinë në heshtje, elegante, si ar antik, e gllabërojnë atë gjënë që unë ndjej. Dua që fuqia e tërheqjes ta shkërrmoqë forcën e neveritjes dhe që bota ime e brendshme dhe e jashtme ta çajnë njëra tjetrën, sikur kali kur rrihet me kamzhik. Nuk dua që fjalët të më ndajnë nga realiteti. Nuk dua t’ua kem nevojën. Nuk dua asgjë tjetër të ma tregojë ndjenjën përveç ndjenjës – sikur liria, a dijenia e paqes në një botë të përtejme, a tingulli i ujit kur derdhet një ene. ©Kozi Nasi     English...

Behja e Dritës

Ndodh edhe kaq vonë: behja e dashurisë, behja e dritës. Ti zgjohesh dhe qirinjtë janë të ndezur vetiu, yjet bëhen bashkë, ëndrrat rrjedhin jastëkëve të tu, duke çuar buqeta të ngrohta ajri përpjetë. Edhe kaq vonë kockat e trupit ndriçojnë dhe pluhuri i së nesërmes në frymë shpërthen. ©Kozi Nasi     English original version:   The Coming of Light Even this late it happens: the coming of love, the coming of light. You wake and the candles are lit as if by themselves, stars gather, dreams pour into your pillows, sending up warm bouquets of air. Even this late the bones of the body shine and tomorrow’s dust flares into breath. ©Mark Strand

Lulëkuqet

Duke u zgjuar prej një gjumi komatoz, pashë lulëkuqet, me qafat e buta dhe bukurinë pa rregull. Prit, mendova,thuaj diçka të vërtetë: qe natë, doja të t’i puthja buzët, që kishin mbetur epshore, por krejt lëng’ i tyre zëvendësuar ish’ me përzjerje balsamimi. Më kapi inati. I desha lulëkuqet, me ato fytyrat e hapura gjerë, me sjelljen e tyre, duke ma bërë me dorë jo të më shtynin, por t’u shkoja. Hyrja dhe dalja në thelb, janë e njejta gjë: emocionet që shpojnë mendimin afërsia me Zotin, dhimbja e shkëputjes. I desha lulëkuqet, me ekzistencën e tyre të kollajtë, si pikëllim dhe fat, por të përpunuar dhe formale. Të zinj qenë flokët e tu, me kaçurrela; t’i kreha.   ©Kozi Nasi   English original...