Kosa

Kosa motorrike ngeci, dy herë; rënë në gjunjë pashë një urith kapur tek thikat, të vrarë. Kish qenë në barin e gjatë.   E kisha parë më parë, ushqyer madje, një herë. Ia kisha sakatuar botën modeste tani pa shans riparimi. Varrimi nuk ndihmoi:   Mëngjesin tjetër unë u zgjova, ai jo. Të nesërmen e një vdekjeje, mungesa e re është gjithmonë njësoj; duhet të bëjmë kujdes   me njëri-tjetrin, të mirë duhet të jemi për aq kohë sa të kemi. ©Kozi Nasi   English original version: The Mower   The mower stalled, twice; kneeling, I found A hedgehog jammed up against the blades, Killed. It had been in the long grass.   I had seen it before, and even fed it, once. Now I had mauled its unobtrusive...

Pikëllim i gjallë

Mëmë e flakëve, Burrat që dolën për gjah Fjetur janë pirgjeve të borës. Ti mban zjarrin gjallë! Gishtërinjtë e shtrembër ushqim thithin Prej gjetheve të njoma, Mëmë e flakëve Ti mban zjarrin gjallë! Bashkëshortet e reja fjetur kanë Flokë-lagur, nga të qarët, Mëmë e flakëve! Burrat e rinj ngritën të rëndat shtiza Dhe shkuan të kërkojnë errësirës. O, mëmë e flakëve, Ti, që ke mbajtur zjarrin gjallë Lo, jam i mbaruar! Sikur Zot’ i tyre të më kish marrë edhe mua!   ©Kozi Nasi English original version: Crude Lament Mother of flames, The men that went ahunting Are asleep in the snow drifts. You have kept the fire burning! Crooked fingers that pull Fuel from among the wet leaves, Mother of flames You have kept the fire...

Festat e Vjeshtës

Mezi i pres festat e vjeshtës. Ftesat kanë filluar të vijnë.   Kisha idenë që pëlqeja festat e verës deri sa k’të vit ato u kthyen në djersë dhe trishtim,   Tërë bota në plazh ikur, zhytur në ëmbëlsirë dhe kripë.   Lamtumirë, verë: Ti sikur do të na shpëtoje nga pranvera,   por në ty u rrëzuam të gjithë si thasë të trishtë   duke tërhequr me vete grilat si një pasditeje me shumë gota rrëkëllyer.   E pra, s’do të kem tjetër. Do kem vjeshtën.   Vjeshtën e festave pa sebep, me dridhje tarrace, me çizme të rrjepura, shalle me vrima cigareje.   Do të ta ngroh shtëpinë. Erëzave që përsiaten do t’u marr erë.   Deri vonë do të rri, do të dal të blej birra, do të bëj...

Graviteti dhe Qendra

Më ndje pse s’të them dot të dua kur ti më thua që më do. Fjalët, si gishtërinj të lagur, më dalin përpara premtim-plota, e pastaj ikin turravrap në një dhomë të zezë të ngushtë, gjithnjë n’errësirë, e aty rrinë në heshtje, elegante, si ar antik, e gllabërojnë atë gjënë që unë ndjej. Dua që fuqia e tërheqjes ta shkërrmoqë forcën e neveritjes dhe që bota ime e brendshme dhe e jashtme ta çajnë njëra tjetrën, sikur kali kur rrihet me kamzhik. Nuk dua që fjalët të më ndajnë nga realiteti. Nuk dua t’ua kem nevojën. Nuk dua asgjë tjetër të ma tregojë ndjenjën përveç ndjenjës – sikur liria, a dijenia e paqes në një botë të përtejme, a tingulli i ujit kur derdhet një ene. ©Kozi Nasi     English...

Behja e Dritës

Ndodh edhe kaq vonë: behja e dashurisë, behja e dritës. Ti zgjohesh dhe qirinjtë janë të ndezur vetiu, yjet bëhen bashkë, ëndrrat rrjedhin jastëkëve të tu, duke çuar buqeta të ngrohta ajri përpjetë. Edhe kaq vonë kockat e trupit ndriçojnë dhe pluhuri i së nesërmes në frymë shpërthen. ©Kozi Nasi     English original version:   The Coming of Light Even this late it happens: the coming of love, the coming of light. You wake and the candles are lit as if by themselves, stars gather, dreams pour into your pillows, sending up warm bouquets of air. Even this late the bones of the body shine and tomorrow’s dust flares into breath. ©Mark Strand

Lulëkuqet

Duke u zgjuar prej një gjumi komatoz, pashë lulëkuqet, me qafat e buta dhe bukurinë pa rregull. Prit, mendova,thuaj diçka të vërtetë: qe natë, doja të t’i puthja buzët, që kishin mbetur epshore, por krejt lëng’ i tyre zëvendësuar ish’ me përzjerje balsamimi. Më kapi inati. I desha lulëkuqet, me ato fytyrat e hapura gjerë, me sjelljen e tyre, duke ma bërë me dorë jo të më shtynin, por t’u shkoja. Hyrja dhe dalja në thelb, janë e njejta gjë: emocionet që shpojnë mendimin afërsia me Zotin, dhimbja e shkëputjes. I desha lulëkuqet, me ekzistencën e tyre të kollajtë, si pikëllim dhe fat, por të përpunuar dhe formale. Të zinj qenë flokët e tu, me kaçurrela; t’i kreha.   ©Kozi Nasi   English original...

Koinçidencë

Kur ti erdhe, u bë sikur ajri u spastrua me magnetë. Kurrë s’e kisha parë atë buzëqeshje as ata flokë, argjend fluturues. Dikush bëri mirupafshim me dorë, prej argjendi dhe ajo. Ti, kuptohet, nuk më pe. Të thirra me zë të ulët, të të jepja mundësi të mos përgjigjeshe – e të thirra sërish. Ti u ktheve nga drita, sytë e tu në gjurmë të emrit tënd. ©Kozi Nasi   English original version: Happenstance When you appeared it was as if magnets cleared the air. I had never seen that smile before or your hair, flying silver. Someone waving goodbye, she was silver, too. Of course you didn’t see me. I called softly so you could choose not to answer—then called again. You turned in the light, your eyes seeking your name. ©Rita Dove,...

Krem kundër diellit

Gjithkush është i lirë të lyhet me krem kundër diellit. Zonja dhe Zotërinj të maturës ’99, vini krem kundër diellit! Nëse do t’ju jepja një këshillë për të ardhmen, do të ish’ kremi kundër diellit. Efektet afatgjata të kremit kundër diellit janë vërtetuar nga shkencëtarët, ndërsa kusuri i këshillës sime s’ka bazë më të qëndrueshme se vetë eksperienca ime gjarpëroshe… Po derdh pra, këshillën time: Shijojeni fuqinë dhe bukurinë e rinisë; eh, harroje; s’keni për ta kuptuar as fuqinë, as bukurinë e rinisë suaj deri kur t’ju jenë venitur. Ama besomëni, 20 vjet më vonë, do të shihni fotot tuaja dhe do të kujtoni në një mënyrë që s’e konceptoni dot tani, se sa shanse kishit përpara e sa bukur dukeshit...

Një nevojë e thellë

Prej një nevoje të thellë ne kapemi për duarsh të gjithë bashkë dhe ngjitemi lart. Të mos dashurosh do të thotë ta lëshosh dorën. Dëgjo, terreni rrotull nesh ësht’ tejet me rrezik për ta bërë atë gjë.   ©Kozi Nasi   English original version: A great need Out Of a great need We are all holding hands And climbing. Not loving is a letting go. Listen, The terrain around here Is Far too Dangerous For That.   ©Hafiz    

Cështje vaji

Vdes një milingonë, e askush s’e vajton një zog vdes, e s’e vajton kush nëse s’është pelikan me kreshtë një majmun vdes, e majmunët e vajtojnë një majmun vdes, e njerëzit ia hapin kafkën kureshtarë një peshkaqen vdes, e një peshkaqen tjetër vazhdon të notojë një tigër vdes, e ca njerëz në zi vetveten vajtojnë një njeri vdes, e ca njerëz vajtojnë ca të tjerë jo një njeri vdes, e ca njerëz vajtojnë ca të tjerë duartrokasin madje një brez vdes, dhe brezi tjetër nuk vajton siç duhet një vend vdes, të shumtën e herës duke lënë apokrife një vend që s’le apokrife nuk është vend i vërtetë në s’është vend i vërtetë, kur vdes askush s’e vajton askush s’e vajton dhe era fryn më kot më kot rrjedhin...