Nata është gjuetare

Nata ësht’ gjuetare, e pa epur, këmb’ngulëse, e vet’dijshme. Në fillim përgjon duke u sjellë rrotull pastaj afrohet kur drita e largët ësht’ lodhur. Pastaj zvarritet me hije të ngadalta muzgore pothuaj të zeza, blu pothuajse. Pastaj lëshohet dhe mbulon, e shthurur, por e ndrojtur e prerë që nuk gabon. Pastaj përthyhet dhe përhumbet përdridhet zgjatohet tërhiqet shpërthen në miljona gaca perëndimi ku unë e lumtur vdes nën e ti rilindesh përmbi. Pastaj nxiton të fshihet e zënë ngushtë, nevrike. Pastaj përthyhet sërish ndërron pozicion, rënkon, ulëret, vjen, vjen, gjithmonë vjen! Nata është gjuetare e madhërishme, pozesive. Por k’të nuk ta mësojnë në libra astronomie as fizike as muzike. Mund ta gjesh vetëm faqeve...

Jam unë!

Kalimtarja rastësore që s’e harron, udhëtarja e përulur, e paprek’shme, mysafirja e mir’sjellshme tek hani i braktisur, fshehur në krahun e kundërt të pyllit të trishtuar; bredharakja joshëse që ta mban mend si të shijon gjaku, shpirti i paqtë aty vetëm për ty, rryma e ylbertë që të bën të ndjesh vrullin e jetës, ku lumenjtë bashkohen e deltat derdhen; fluturza e rrallë e mërzisë sate që kthehet gjithmonë të të ngjyrosë ëndrrat e palindura ende. Lëre dritaren hapur, i panjohur i bukur Do vij të të takoj çdo perëndim të portokalltë dhe një po, një jo agim të purpurt. Lehtë do trokas, do fërshëllej për qejf, ashtu, ngadalë do hyj, duke thënë jam unë – jam unë! ©Kozi Nasi 

Jo kjo.

Kjo s’ësht’ natë, kjo ësht’ shall, i butë, i kashmirtë, i ngrohtë si përqafim; kjo s’ësht’ natë, kjo ësht’ pulovër, e boll’shme, e madhe, në masën gabim, thurur nga duar të urta regjur në durim, punuar me shtizë të trashë, me vija të gjera që përshkojnë shpinën si gërsheta, nga zverku në ulluk, e nga ija në ije me rrip të ngushtë; kjo ësht’ shtrojë e mbulojë, kjo s’ësht’ natë… ©Kozi Nasi

Lastarët

Dy lastarë atje tej unë pemë nuk jam por ata më ngjajnë njëri nga degët e përdredhura tjetri nga sythët e zjarrtë. Dy lastarë prej atje tej m’aviten e më shtrëngojnë si t’isha e tyre mëmë e unë harrohem përqafimit krejt e bindur se jam dhe pemë. ©Kozi Nasi

Ikim.

Ikim më mirë, fluturojmë dikah’ me krahë pendësh prej letrës së parë ngjitur me lëngun e orgazmës së fundit. Ikim më mirë, nën një qiell pa yje e pa thonj – dikush duhet ta mbjellë atje ëndrrën dhe çarçafët dikush duhet t’i lajë më vonë. Ikim më mirë, asaj udhës pa fund e pa kthim, me një korsi ethesh me një kalim; ku e panjohura pa droje shtrydh frikën frika turpshëm ysht adrenalinën dhe thithjesh mbarohemi të dy. Ikim më mirë, pluhur i artë kësaj bote të hirtë… ©Kozi Nasi

Luleborë.

Në udh’kryqin pa semaforë jetimja e ëndës tënde të dimërt këput fjolla bore prej qiellit të tymtë dhe për lule ua shet kalimtarëve të habitur. Era ia rrëzon dashtazi prej supit të majtë pëlhurën e hollë të këmishës së mëndafshtë – aty blerësit mbjellin dy puthje për një lule. Era ia fryn qiellit puthjet në shkëmbim të fjollave. Ajo zëdridhur këndon “eja, eja, luleborë”. E kujt je ti? – marr guximin ta pyes. As e qiellit, as e erës, veç e dimrit, – thotë ajo. Një fjollë e bardhë – një luleborë – dy puthje, a dëshiron? Mbi supin e brishtë, lakuriq, takoj buzët dy herë për pagesë e turravrap ik’. Jetimja e ëndës tënde të dimërt, është ënda ime vetë, mbetur...

Ora e errët.

Në një orë të errët ënd’rrat më kot kërkojnë prehje. Agimi t’i shqyen kapakët e syve, prag-zgjimin ta gris pa mëshirë; një iso e mekur prej ditëve të mira tenton të rrëshqasë buzëve e t’arratiset ofshamash, ashtu… Në një orë të errët ngre sytë përpjetë e kërkon çka as vetë s’e di. Ndoshta gjinjtë e paqtë të mëmës foshnje, si n’at’ shekullin tjetër prej nga, të pish. Askush e asgjë s’bëhet dot mëma jote hyjnore me gjinj të bukur që ushqejnë jetë të qumësht. Ti pikon mërzinë e premtuar me lotë që kanë humbur kripën rrugës mbi të paçadërtat supe. Qielli s’ia ka ngenë orës tënde të errët, tallet me ty e të mban iso resh. Ti i hakmerresh me ligje dhe...

Alternativë e lëngësht.

Caji s’më ngjiti e ves s’m’u bë dot kurrë! Ndaj me zemër të mbledhur grusht e hodha më në fund çajnikun e kuq; fërshëllima e tij më tepër se ujin e vluar më kujtonte trishtueshëm harenë e dikujt kaher’ avulluar. Hoqa dorë nga çaji. Ai lëng i hidhur, kok’fortë , toksik, pas çdo përpjekjeje për gëlltitje më mbetej në fyt si një mendim i ndyrë para tabelës absurde “mbyllur” në një park publik të mbuluar prej akullit në dimër. Kthyer jam sërish tek kafja adrenalina ime likide, e ngrohtë, besnike! Rrufitjesh të ngadalta diell-lindjesh të buta shpesh sjell ndërmend një histori komike të një vajze që dikur paskësh aplikuar për çaj-pirëse por nuk e pranuan me pretekstin “më tepër se ç’duhej...

Sleepy hollow.

E shkretë është kjo mëhallë e vjetër rrahur moti mjegullës së saj nuk ia mësoi kush davaritjen re të rënda varen prej qiellit të qymyrtë, që mezi presin të shpohen nga prekja thonj-degëve të pemë-fantazmave lakuriqe. E braktisën ata që nuk flinin dot i ikën ata që ecnin në gjumë iu fikën ata që digjeshin orgazmash e lanë ata që ëndërronin me sy hapur iu arratisën ata që sy mbyllur flisnin shumë. E heshtur është kjo mëhallë e moçme arnuar kujtimesh nga përgjumja e fundit. Korbi i vetëm thërret insomniakët të kthehen e çirret më kot për ata që s’janë më a ndoshta për një mike të re, një zog tjetër. Jeta s’merr frymë këtyre anëve në vend të fëmijëve, lindin shtëllunga mjegulle gri që nuk ka kush u...

Tjetër, E Re, Ndryshe!

Mblidhmë… siç di ti, qetë, pëkujdesur; me gjuhën e gjatë bërë si lugë kapi një nga një, të dyzetë copëzat e mia tek thërrmohen si fjolla të hutuara të borës së parë; kapi dhe priti para se të treten mbi dheun e vakët, të etur për mbarime, a të humbin përgjithmonë qiellit të çarë prej dyzetë diejsh të uritur. Pastaj, ngjitmë… siç do ti, dhe syri yt prej fotografi shpirt’rash; bëmë të tërë sërish, veç ndryshe, a di? – pjesë ç’renditur, me një fillim të ri për një tjetër fund për t’u pritur. Pastaj provomë… siç shijon ti, dhëmbësh ndukmi ijet dhe thonjsh gdhendma emrin tënd lëkurës. Një tjetër do jem, pa dyshim, jo më ajo e para, që dikur për ty një grua e bukur...