Arsye.

Kur të tjerët, qeliza të pafajshme truri më kot harxhonin dhe me zell rrekeshin të derdhnin në letër atë zhurmën e epshtë, të ëmbël, të tultë, që buzët ëndje-tretura ndër vehte puthje quanin; unë dhe ti, qiellit morëm arratinë dhe bota mbeti pa best-seller… ©Kozi Nasi

Për të njëzetët Ty.

Në pëllëmbë resh gjysmë të regjura tetori më jep të pi njëzet’ gllënjka melankoli dhe çdo gëlltitje ma ëmbëlson duke më shtrydhur në gojë lëng shege të pjekur fort . Mëngjesit fyt-tharë nga këmbanat e kishës, i shkon goja lëng tek më sheh buzë-kulluar mbi letrat që nuk t’i dërgova kurrë. Pikon lëng i kuq mbi rreshta e vargje që njëzet’ tetorë shkruar kam për të njëzetët ty: për ty, që pandehe se më deshe për ty, që s’deshe të më duash për ty, që më deshe pa e kuptuar për ty, që më deshe veç në shtrat për ty që nuk ike më në agim për ty, që guxove të më njohësh për ty, që të sëmuri krenaria ime për ty, që të mëkoi lehtësia ime për ty, që vendose të rrish në bardh’ e në...

Gjendje…

Kurrë nuk hamendësova vargun deri sa më në fund rashë në ty. Erë të thirra , po? Ah, fatlumet koinçidenca! Gëlltis ngadalë dhe më ngadalë akoma derdh gjurmë, ëndërra, ashtu, shpirt trazuar rreshtash të ngjeshur dhe rimash krejt të shthurura; e prap vargu nuk ësht’ qëllimi. Vargu në fakt, paska qenë gjithmonë veç ajo – gjendja ime e çmendur, më e mençura… ©Kozi Nasi

Poezia në vend të notave ka fjalë.

Intervistë me Kozi Nasi Çfarë nuk është thënë, mund të thuhej sërish a duhej përsëritur patjetër për letrat shqipe? Besoj që me aq sa është thënë, janë thënë pothuaj të gjitha, ndaj po ia nis me “mund të thuhet sërish e duhet përsëritur patjetër për letrat shqipe”. Letrat shqipe, për mendimin tim, janë produkti final që del nga marrëdhënia e krijimtarisë – me kritikën – me publikun që e konsumon – me kohën. I shohim pak me radhë të gjithë pjesëmarrësit në këtë marrëdhënie: 1.Krijimtaria – është lumi vërshues që për fat të mirë, në të shkruarit shqip ka goxha prurje (pa u marrë me cilësinë e prurjes) dhe asnjë shenjë shterimi. 2.Kritika – këtu duhet të ndalojmë e të rrimë gjatë....

Krishti im!

Agimi dha shpirt në krahët e mi dhe koka e ngrohtë befas më mbeti rrëzëkrahut, u var si lule kërcelltharë, që këputjen e sigurt shtyn me zor. Shtrënguar gjoksit nuk dita ç’ta bëj. Me avull mishi të ç’kishmbetur që shpirtin më kot tentoi të ndjekë grafma e frymës turbulloi përmbytur bebëzat e mia tek rrekën të të ruajnë jete sapo ndarë – prag vdekje pothuaj, ashtu, të fundit here. Në duar më mbeti veç lëkura e vakët, ai thes i zbehtë, me zemrën e sapoheshtur që brenda po ftohej aq shpejt. Gjithçka u tkurr fill, u mblodh shuk, u bë një grusht; si të bënte vend për mëkatet e mia, ato të menduarat e ato që ende s’ia kishin behur, t’i merrje ti me vehte, gjashtë këmbë nën dheun kallkan të dhjetorit...

Tre

Tre, dhe vetëm tre hapa që dhembin ndajnë të natës shtrat, karafilë-çelur, prej puthjeve të tua që më djegin çdo prag dite, kur “mirë u pafshim!” më thua. Do thyer ajo derë e ikjeve të përmëngjez’shme! Tre copash do thyer! Do thyer një herë e për gjithmonë, dera me qëllimin e saj mizor! ©Kozi Nasi

Sirena

End’rrat e mija prej uji janë banesa jote blu aty shëtit, aty lodron, aty këndon, ti. Ndër veshë më fëshfërin pëshpërima jote prej fryme vere e piskama e vajit tënd më ndjell , më thërret të të ndjek, të vij, ashtu qorrazi të zhytem pafund’sive, të të kërkoj, të të gjej, të të takoj, të rri gjatë, të të njoh, të jetoj luspash rrezëllit’se, të prehem thellësish, ku vetem ti ngarend për mua… Si të ta tregoj që më duhesh? pulëbardha postare mesazhin tim për ty, valëve ua shiti fare lirë në shkëmbim për përplasjen e zbutur, farit të lodhur prej pritjes së ndriçuar vagullt. Si të të rrëfej që të pres? Itaka ime miljesh harruar pret direkun jetim të çelë horizontit të purpurt një pasditeje të...

Ditët pa ty.

Ditët e mia pa ty, nuk humbin me doemos kuptimin. Ato ndryshojnë trajtën, a di?… at’ gjendjen ku unë i shoh nga jashtë e dua t’kujdesem për to si dikur për ty. Ato bëhen të buta, të qullëta, të paformëta, zvarranike – do thosha unë për një tjetër unë, vrastare – do thoshe ti për një tjetër ty. Pasqyrë e krisur ku shpirti im guxon të shihet veç të Dielën për diell kthemi sytë e mirë t’i vë prap në zgavrat e ditëve të ndryshuara e t’i lë të më shikojnë edhe njëherë brenda tavanit të k’rrusur mbi muret që rënkojnë nga dhimbja e dritareve me tela që shpojnë në qiellin e friguar, sikur ti! ©Kozi Nasi

Rrëfime fund prilli.

Një në çdo dy ëndrra e kam me ty dy – ësht’ numri më i kollajtë për ëndje plazmike përgjumjeje. E kur vehten shoh në një ëndërr të tretë rrall’ herë, kuptoj që treshi qenka numri më fatin më të vetmuar. Pluhur poleni gjumë-prishur e sythësh t’paduruar fryn era e kësaj mes-pranvere të ngadaltë. E sa herë dihatjesh të thella gjoksin mbush me ajër të ri njësoj ndjej nëpër të aromën tënde të gështenjtë. At’herë fyti më thahet goja m’lëngëzohet gjunjët nuk më binden. Era mërzitet dhe fryn larg meje drejt veriut.të epërm ku ende ka dimer… Nërthurur gjithkund kaçurrelave të mija të dendura petale rozë nga qershia që çeli herët dy prille kaluar do gjesh. Nëmi gishtat të krihem, ti merr...

Mall.

Po unë ç’t’u desha vallë, kësisoj, e çmëndur, e harlisur, ije-këputur që ma do gjuhën njësoj, kur të shaj e të ledhatoj? Lëkure më ke fshehur e s’do të më lëshosh edhe pse fort mirë e di sa ishim të dy, më, s’do jemi dot… I portokalltë ësht’ ky perëndim me grimca kuqoshe qielli spërkatur larg, në horizontin çiklamin unë puthem me ty gjatë e Dalì në heshtje përgjon frymë-mbajtur… Mos më vër faj pse të dua ndryshe, ndryshe nga ato që ishin e shkuan, ndryshe nga të tjerat që dot s’do guxojnë t’aviten, për ashti ta thitha palcën e zbehtë të mërzisë dhe eshtrat bosh t’i mbusha me gjakun tim anemik . Mos më vë faj pse të puth syhapur pse ndrojtje nuk kam kur dridhjen e lumtur të mollëzave dua...